Niko Komani ka një koment mbi kritikat për veshjen e Ronelës në Eurovision
Ronela Hajati ishte një ndër artistet e cila është komentuar më së shumti gjatë Eurovisionit edhe pse arriti që me veshjen, performancën të bënte për vete një publik të gjërë të cilët e duartrokitën.
Niko Komani ka qënë i ftuar sot në “Wake Up” me Isli Islamin ku ktheu sërish në vëmendje Eurovisionin.
Niko pohoi se ai nuk e veshi i vetëm këngëtaren pasi në veshje mori pjesë dhe Ronela. Ai u shpreh se Ronela nuk është “kukull” por përfaqëson veten me veshjen e saj.
Ai u shpreh se në Eurovision kishte plot artistë që ishin më të zhveshur se Ronela por sërish ndaj saj nuk munguan komentet negative edhe pse performanca ishte e suksesshme . Po ashtu ai shtoi se shqiptarët pëlqejnë më shumë të shohin të tjerët në të tilla veshje ndërsa kur vjen puna teknshqiptarët vêrshojnë me kritika. Ky është një problem sepse nuk i lejojnë artistët të evolojnë dhe të ecin në krah me kulturat e tjera.