Kim Kardashian zbulon lajmin tronditës për motrën e saj
Khloe Kardashian pati mbështetjen e motrave të saj gjatë episodit shpërthyes të së mërkurës në “The Kardashians”, pasi Kim zbuloi bombën më të fundit të mashtrimit të Tristan Thompson.
Skenat përmbyllëse të episodit të serialit panë kamerat që vrapuan drejt palestrës së Kim në orët e para për të kapur reagimin e yllit ndaj raportit ekskluziv të “Daily Mail” në dhjetor 2021 në lidhje me një padi për atësinë që përfshin Thompson, 31, dhe trajneren personale, Maralee Nichols.
Pasi ndanë lajmin me Kourtney dhe Kylie po aq të tronditur, motrat e quajtën Tristanin “personin më të keq në planet”. Ai e tradhtoi Khloe-n për herë të tretë dhe për shkak se u bë baba një fëmijë tjetër, Kim foli për Tristanin duke mos i kursyer sharjet.
Motrave si fillim nuk ju besohet dhe Kylie e mërzitur dëgjohet duke thënë, “Ti po gënjen”, ndërsa Kim këmbëngul, “Jo, nuk jam duke gënjyer. Unë po dridhem për të”.