Sorry, no posts matched your criteria.

Justin Bieber trondit fansat: Sëmundja ime është përkeqësuar!

Gjithë fansat e këngëtarit me famë botërore Justin Bieber janë tronditur nga motivi i tij për të anulluar koncertet në minutë të fundit ne Toronto. Ai ka shpjeguar se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Vitin e kaluar u diagnostikua me sëmundjen Lyme, një sëmundje e shkaktuar nga një pickim i rriqrave, i zakonshëm në shumë shtete të SHBA-së, i cili ishte mbivendosur me mononukleozën kronike. Simptomat tipike përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje dhe një skuqje karakteristike të lëkurës të quajtur eritema migrans.

“Nuk më besohet se po e them këtë, por sëmundja ime është përkeqësuar dhe duhet të anuloj koncertet me urdhër të mjekëve”, ka shkruar këngëtari në rrjetet sociale.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com