Ish-konkurentja e “Përputhen” bëhet nënë
Aristela Leka, e cila ishte konkurente në emisionin “Për’puthen”, ka njoftuar se është bërë nënë për herë të parë. Në foton e ndarë në Instagram mund të zbulojmë se ajo ka sjellë në jetë një djalë por Aristela nuk ka ndarë ndonjë detaj tjetër.
Edhe pse doli single nga emisioni, mesa duket paska qenë ogur i mirë për Aristelën pas këtyre lajmeve të mira.
Për sa i përket arsyes pse doli vetëm nga emisioni, ajo dha një deklaratë mjaft të fortë duke thënë se meshkujt pjesë e programit nuk ishin burra.
“Dola vetëm, nuk ishin burra. Kështu dukeshin nga larg, por nga afër nuk ishin burra. Me Princin komunikoj, për Blerimin s’dua të flas fare. Kur dolëm nga emisioni kishim ca mosmarrëveshje në fakt, ndoshta ishin të ndikuara nga të tjerët. Princi ndaj meje, jo unë ndaj Princit. Kam komunikim por jo lidhje”.