Kanye dhe Chaney Jones i japin fund lidhjes
Kanye West dhe Chaney Jones janë ndarë.
Burime thonë se ata nuk janë më bashkë që pas një udhëtimi të gjatë në Japoni, por është ende e paqartë se kush e kërkoi ndarjen. Lajmi i ndarjes vjen gjithashtu pas fotove që u shfaqën në fundjavë të Kanye-s me një grua tjetër.
Kanye dhe Chaney fillimisht filluan të shoqëroheshin në shkurt dhe vajza është komentuar shumë për ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian. Mes tyre gjërat dukeshin se po shkonin shkëlqyer por ja që nuk ishte e thënë që të zgjaste më shumv se kaq.
Nga ana tjetër, Kim dhe Pete Davidson po vazhdojnë lidhjen e tyre ku shfaqen mjaft të lumtur me njëri tjetrin.