Askujt nuk ia merrte mendja se Anxhela Peristeri koleksiononte kërmij
Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte personazhi i njohur në rubrikën “Të panjohurit” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, një nga momentet më të këndshme të programit.
Ledion Malaj ishte personi që duhej të gjente sekretet e të ftuarve. Tek Anxhela kujtdo do i shkonte mendja tek gjëra që lidhen me muzikën por jo. Këngëtarja ndau me publikun sekretin e saj, i cili është koleksionimi i kërmijve.
Në studio u publikua një video ku Peristeri shihet me kërmij në fytyrë.“Kremrat e kërmillit në të gjithë botën janë më të mirët për fytyrën dhe efekti që kërmijtë të japin kur i vë të gjallë në lëkurë është shumë i mirë”, tha këngëtarja.