Sorry, no posts matched your criteria.

Vëllezërit Veshaj flasin për padinë kundër tyre

Para pak javësh u bë e ditur se dy vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë. Thuhet se në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe lajmi ka qenë ndër më të komentuarit ditët e fundit.

Duke marrë shkas edhe nga historia e Gjikos e cila po ashtu është komentuar shumë (mbi dhunimin e një vajze), gjatë puntatës së djeshme të emisionit “Më lër të flas”, dy vëllezërit kanë folur në lidhje me këtë çështje.

“Arrihet deri në shpifje. Për mua dhe Romeon thuhej ka një seancë gjyqi, kur ajo ishte një seancë këshillimi dhe ne nuk kemi dashur të dalim as në deklarata, as nëpër Instagram të themi që kjo nuk është e vërtetë sepse portalet atë duan që të marrin vëmendje”- është shprehur Donaldi.

Kujtojmë se kjo deklaratë vjen nga Romeo dhe Donal Veshaj, të cilët kanë pranuar se ditën e ngjarjes janë përfshirë në konfliktin fizik me të dëmtuarin të ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com