Sorry, no posts matched your criteria.

Njerëzit dyshojnë se Dua Lipa ka nisur një histori të re dashurie

Pak kohë më parë, mediat e huaja lajmëruan ndarjen e Dua Lipas nga Anwar Hadid me të cilin këngëtarja përjetoi një histori dashurie të hapur për publikun. Pas disa kohësh vetëm, Dua është parë së fundmi të shoqërohet shpesh me një tjetër djalë.

Këngëtarja, e cila aktualisht është në nisje të turneut të saj botëror “Future Nostalgia”, është parë në shumë raste duke qëndruar me drejtorin e markës Valentino, Yigit Turhan. Dua është aktualisht në Portofino, Itali, për disa ditë pushimi para se të vazhdojë me turneun dhe shfaqjet. Yigit po ashtu.

Në fillim të kësaj jave, Daily Mail raportoi se dyshja ishin së bashku në shezllonet duke shijuar rrezet e diellit.

Një ditë më vonë, Dua dhe Yigit u panë të veshur me këmisha ragbi Ralph Lauren me vija të ngjashme pranë pishinës së hotelit.

Romanca e re e mundshme vjen pasi ajo dhe Anwar Hadid, vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, u ndanë në fund të vitit të kaluar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com