Sinan Hoxha tregon se gjatë pandemisë u detyrua të merrte borxh
Të gjithë këngëtarët patën një tatëpjetë të ndjeshme gjatë periudhës së pandemisë ku të gjithë u izoluam. Së fundmi, i ftuar në “Pardon my French” Sinan Hoxha rrëfeu se gjatë pandemisë ai u detyrua të merrte borxh.
“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite.”-rrëfeu këngëtari.
Ai tregoi gjithashtu se me ardhjen në jetë të djemve të tij gjithmonë kthehet më herët në shtëpi dhe nuk ka lënë pa lëvduar edhe bashkëshorten e tij, Andrrën.
“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë nje grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert.Sinani gjithashtu rrëfeu për vështirësitë që si çdo artist kaloi gjatë pandemisë,”- tregoi Sinani.