Menstruacionet nuk janë turp! Fatma Haxhialiu çel fushatën #letstalkperiod
Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu prej pak kohësh është angazhuar me fushatën “Let’s talk period”, e cila konsiston në ndërgjegjësimin e njerëzve dhe thyerjen e mitit të ndrojtjes dhe turpit mbi menstruacionet. Kjo fushatë ëdhtë një projekt i qeverisë gjermane nëpërmjet GIZ Albania. Nëse i referohemi këtij fenomeni, ende në ditët e sotme nuk shkon dot të blesh pecetë higjienike tek supermaketi i lagjes sepse akoma t’i mbulojnë me gazetë.
Kjo fushatë thekson fort se nuk ka asgjë për turp dhe ndrojtje. Në momentin që vajzës i vjen cikli menstrual quhet se ajo tanimë është gati biologjikisht për të prodhur dhe këtu lind i gjithë “turpi”. Së fundmi në Tiranë, në datën 27 maj, është mbajtur edhe ceremonia hapëse e kësaj fushate nën organizimin e një stafi shqiptaro-gjerman. Ende pa filluar ndërgjegjësimi mbi fenomenin u vu re dukshëm reagimi në rrjete sociale, me mbi 1 milion impressions, por edhe me prezencën gjatë celjes së fushatës. Njerëzit e kanë përqafuar dhe janë bërë pjesë e #letstalkperiod me krijime dhe histori personale.
Prezent në eventin e #letstalkperiod #atokanëemër ishin personalitete të ndryshme dhe të gjithë nxënësit që morën pjesë në dokumentarin e realizuar në kuadër të kësaj nisme.
Nën drejtimin e Fatma Haxhialiut, eventi ia arriti qëllimit të tij. Moderatorja e njohur prej javësh e angazhuar ka lobuar fort që të thyejë tabutë dhe mentalitetin e krijuar prej vitesh mbi menstruacionet e grave dhe trajtimin e këtij fenomeni si tabu.
E veshur më një fustan të bardhë dhe me logon identifikuese të pesë pikave të kuqe të gdhendura në fustan, Fatma theksoi në fjalën e saj se ajo do të ndihmojë dhe do të punojë fort që ky fenomen të zhduket.
“Mendoj që është e rëndësishme të zhdukim stigmën e gabuar rreth mentruacioneve, informimi nga ana tjetër është arma më e fortë. Ka shumë rëndësi të dish për lirinë e trupit tënd sepse që aty nisin tabutë e para. Nga e gjithë eksperienca ime kam kuptuar që këtu fillon dhe ftohja e madhe e vajzës me mamanë e saj duke mos pasur informacione. Në momentin kur bën hapin për të kaluar nga fëmijë drejt një zonjushe është e rëndësishme që mamanë ta kesh afër, mësuesen, psikologen e shkollës gjithashtu që të të bëjnë të kuptosh se çfarë po ndodh me trupin tënd.Shumë vajza kishin histori traumatike. Besoj që është stigma që i është bërë përherë trupit të gruas. Mamatë që unë kam folur shprehen se: ‘tani ajo është grua, nuk duhet të dalë të luajë’. E lidhin me konceptin që është rritur ndërkohë që ajo është vetëm 10-vjeçe. Duhet të nisi informimi që në shkollat 9-vjeçare. Vajzat e shkollave në 2021 ishin të detyruara të rrinin në shtëpi kur ishin me cikël menstrual sepse nuk kishin kushtet optimale në tualetet e shkollave. Që nga këtu nis pabarazia gjinore, sepse ke një vajzë që detyrohet të humbasë shkollën vetëm për këtë fakt. “,- u shpreh Fatma ndër të tjera.
https://www.instagram.com/reel/CeSr0KeD6pt/?igshid=YmMyMTA2M2Y=