Sorry, no posts matched your criteria.

Gruaja ukrainase proteston topless në tapetin e kuq në Kanë: “Stop përdhunimit”

 SItuata e Ukrainës tërhoqi vëmendjen në Kanë këtë të premte, pasi një protestuese gjysmë e zhveshur, e lyer me blu dhe të verdhë, doli në tapetin e kuq.

Gruaja e paidentifikuar hoqi fustanin e saj duke zbuluar ngjyrat e flamurit ukrainas, me fjalët “stop përdhunimit” të vendosura në bark dhe gjurmët e kuqe të duarve në të pasmet e saj.

Zyrtarët e sigurisë arritën ta mbështillnin me shpejtësi me një xhaketë, dhe arritën ta largonin nga tapeti i kuq. Të ftuarit dukeshin të hutuar ndërsa muzika e festivalit ndaloi.

Protesta e shkurtër u zhvillua në premierën botërore të “Tre mijë vjet mall”, me yjet Idris Elba dhe Tilda Swinton të gatshëm për të mbërritur dhe për të ecur në shkallët e famshme të Palais des Festivals
“Ndaloni përdhunimet”, kështu shkruhej mbi trupin e saj. Protestuesja u dëgjua duke bërtitur dhe zyrtarët e sigurisë e mbështollën me një xhaketë përpara se ta largonin nga tapeti i kuq. Gruaja po protestonte ndaj dhunës seksuale të kryer ndaj grave ukrainase në mes të luftës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com