Sorry, no posts matched your criteria.

Veliaj në Nju Jork, përurohet rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”: “Një ngjarje e shënuar për shqiptarët

Atani gjendet edhe një rrugë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në New York.

Ajo ndodhet në kryqëzimin midis “Arthur Avenue” dhe “Crescent Avenue” dhe u përurua dje, në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë, përveç komunitetit shqiptar që jetojnë dhe punojnë atje, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, dhe zyrtarë të lartë amerikanë, si senatori Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat, Richie Torres etj.Kryebashkiaku Veliaj falënderoi ata që mundësuan emërtimin e rrugëve në Nju Jork me emrat e dy personaliteteve të kombit shqiptar, si dhe u shpreh i emocionuar për një ngjarje si kjo, kaq e rëndësishme për shqiptarët.“Kur përfunduam sheshin “Skëndërbej” pata shumë emocione, se ai është sheshi më i madh i shqiptarëve, në qendër të Tiranës. Por, di të them se nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë energji pozitive, kaq shumë dashuri dhe kaq shumë mirësi se sa këtu, në rrugën “Skënderbej” në Nju Jork. Një super bravo për Mark Gjonajn, për djemtë dhe vajzat e shkëlqyera, për brezat e rinj, që i pamë këtu, për kombin tonë të bukur, njerëz të punës”, tha Veliaj.

Në sheshin e tej mbushur, ai theksoi se sot shqiptarët janë sot më të bashkuar se kurrë.Qindra shqiptarë me flamuj kuq e zi dhe amerikanë, me veshjet kombëtare, me plisa dhe qylaf të bardhë në kokë, patën mundësi që të ndiqnin më pas edhe një program të pasur artistik, ku nuk munguan as  Gëzim Nika, Mjeshtër i Madh, Grupi i valltarëve “Rozafati” nga Angjelina Nika, Merita Halili dhe Raif Hyseni Mjeshtër i Madh, e mjaft emra të tjerë të njohur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com