Sorry, no posts matched your criteria.

Kim kërkon të divorcohet sa më parë nga Kanye: Po më lëndon emocionalisht

Kim Kardashian dëshiron që të ndahet nga Kanye sa më shpejt të jetë e mundur sepse postimet e tij në Instagram po e lëndojnë emocionalisht dhe gjithçka që ajo dëshiron tani është që të kenë një bashkëprindërim në një mënyrë të shëndetshme.

Në dokumentet e reja gjyqësore, të siguruara nga TMZ, Kim thotë: “Kam shumë dëshirë të divorcohem”. Ajo thotë se i ka kërkuar Kanye që ta mbajë privat divorcin e tyre, por shton se ai nuk e ka bërë këtë dhe flet për postimet e Kanye në mediat sociale për marrëdhënien e tyre. Kim thotë “Kanye ka bërë shumë keqinformime në lidhje me çështjet tona private dhe e ka kthyer bashkë-prindërimin në çështje të mediave sociale, gjë që ka krijuar shqetësim emocional te unë.”

Reperi e ka akuzuar Kim se ka rrëmbyer vajzën e tyre Çikago dhe e ka dënuar publikish për faktin që i ka hapur North adresë në TikTok.

Ajo gjithashtu vë në dukje se avokatët e Kanye kanë pranuar se kanë probleme me të. Në tetor 2021, ata i shkruajtën avokatit të Kim-it duke thënë: “Por siç e dini gjithashtu, ne përballemi me sfida në komunikimin me klientin tonë dhe vlefshmërinë e kontratës paramartesore, është një çështje e rëndë për t’u diskutuar.”

Kim e përfundon kërkesën e saj për divorc duke thënë: “Do të doja që martesa jonë të kishte sukses, kam kuptuar se nuk ka asnjë mënyrë për të shpëtuar martesën tonë. Kanye nuk është dakord, por të paktën duket se ai ka kuptuar se unë dua t’i jap fund martesës sonë, edhe nëse ai nuk e bën këtë.”

Ajo shton se duhet të jetë beqare, në mënyrë që “Unë dhe familja ime të mund të fillojmë procesin e “shërimit” dhe të ecim përpara në këtë kapitull të ri të jetës sonë”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com