Pas tensioneve në BB VIP, Argjira Spanca në mbrojtje të Fifit nga komentet negative: Nga ato komente lëndohen familjarët e saj
BB VIP – Ka pak ditë që në shtëpinë e “Big Brother” situata është mjaft e tensionuar. Por ditën e djeshme u duk se situata doli pak jashtë kontrollit dhe e gjithë kjo u krijua pas puthjes së Sarah me DJ PM.
Ishte këngëtarja e njohur, Fifi, ajo që ka reaguar ashpër dhe nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë, e cila ka thënë se Sarah po bën lojë.
“Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për PM, të tha s’ka gjë. Qenke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, tha Fifi kur mori vesh se Sarah dhe PM ishin puthur.
Pas fjalëve të Fifit, blogerja e njohur u prek dhe nisi të qante. Madje ajo në një moment tha se do të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërsa banorët e tjerë u munduan ta qetësojnë.
Vajzat folën me njëra-tjetrën pas situatës së tensionuar dhe Fifi tha se e ka shok Pajtimin dhe do që ta marrë vesh çfarë ndodh mes atyre të dyve.
Por shpërthimin e Fifit nuk e kanë prituar aspak mirë ndjekësit, disa prej të cilëve kanë komentuar edhe negativisht për këngëtaren. Për këto komente ka reaguar edhe shoqja e Fifit, Argjira Spanca.
Në një postim në “Instastory” ajo shkruan se ka besim te Fifi me zemër të madhe, e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë. Moderatorja e njohur u ka kërkuar ndjekësve të mendojnë si është të jesh 24 orë para kamerave dhe të mos gjykojnë momentet e dobëta të dikujt tjetër.