Pas puthjes në Big Brother Bora merr vendimin për Donaldin
Pas takimit emocionues mes Borës dhe Donaldit në shtëpinë e “Big Brother VIP”,të gjithë mezi po presin të zbulojnë se çfarë do të ndodhë mes tyre kur aktori të dalë jashtë.
Mbrëmjen e djeshme këngëtari Naim Abazi ishte i ftuar në “Përputhen Prime” dhe e ngacmoi Borën për këtë çështje.
“A e di që të gjithë shqiptarët po presin një përgjigje tënden?”, i tha ai.
“Më prisni pak dhe mua, se po pres dhe unë dikë”, u përgjigj Bora duke qeshur, duke treguar kështu se po pret që Donaldi të dalë nga “Big Brother VIP”.
Kujtojmë se pak ditë më parë aktori e surprizoi dhe për përvjetor, duke i dhënë varësen e tij.