Sorry, no posts matched your criteria.

Trondit Will Smith: Doja të vrisja babain tim

Aktori i famshëm Will Smith ka rrëfyer historinë tronditëse nga jeta e tij. Mediat shkruajnë se teksa fliste për babain e tij, ai tregoi se edhe pse ai i kryente detyrat e tij si baba, ishte një njeri i dhunshëm. Shpesh herë Smith e kishte parë të atin të dhunonte mamanë e tij, gjë kjo që i kishte nxitur urrejtjen. Ai i shokoi të gjithë teksa tha që më parë kishte menduar edhe vriste atë.

“Babai im ishte i dhunshëm por ai ishte gjithashtu në çdo lojë dhe recital. Ai ishte alkoolik, por ishte i matur në çdo premierë të filmave të mi. Dëgjonte çdo regjistrim, vizitonte çdo studio. Kur isha 9 vjeç, pashë babain tim duke goditur nënën time në kokë aq fort sa u rrëzua. E pashë gjakun përtokë. Një natë, ndërsa e çova nga dhoma e gjumit drejt banjës, një errësirë u ngrit brenda meje. Si fëmijë gjithmonë i thoja vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën. Se kur të isha mjaftueshëm i madh, kur të isha mjaft i fortë, kur të mos isha më frikacak, do ta vrisja” tha Smith.

Jeta personale e Smith ka qenë më e hapur se kurrë më parë. Kohët e fundit ai pranoi se kishte mendime vetëvrasëse gjatë xhirimit të një serie në YouTube rreth fitnesit dhe humbjes së peshës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com