“Kemi Zotin dëshmitar”, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku thonë “Po” edhe në altar
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë celebruar dashurinë e tyre përpara Zotit. Ashtu siç pritej, çifti kurorëzoi në praninë e familjarëve dhe miqve të tyre. Ishte vetë aktorja ajo e cila fillimisht publikoi dy foto nga ceremonia në kishë.
“Kemi Zotin dëshmitar!” -i mbishkroi Rudina fotot nga dasma. Ajo ka zgjedhur një fustan të bardhë me mëngë treçerekshe dhe me një rrip të zi të trashë në mes, duke e kombinuar me vathë të mëdhenj me gurë të zinj. Flokët i ka mbajtur gjysmë të kapur me një vello.