Fifi ende e lënduar nga ndarja me të dashurin?
Fifi është një nga artistet që në rrjetet sociale shfaqet e vetme, por edhe duke ndarë detaje nga jeta e saj private. Duket se historia e saj e dashurisë ka shkuar keq dhe shpesh ajo në rrjetet sociale e shpreh zhgënjimin nga ajo histori.
Së fundmi, artistja ka publikuar në Instagram një vide, në sfond të së cilës dëgjohet kënga e Nora Istrefit, e titulluar “Dy shokë”.
“Nuk do mundem unë ta fal gabimin tonë që na mundon nga ky çast. Nga ajo natë, e vetme në shtrat Herë e lodhur, zemra ndihet në faj. Se i thoja, i thoja unë: ‘Të jemi shokë e jo më shumë’”, është teksti që Fifi këndon.
Krahas videos, Fifi vendosi të shkruajë edhe disa fjalë, që ngrejnë edhe më shumë dyshimet se këngëtarja është e lënduar.
“Kurrë s’ma ka marr menja që ka me mu përshtat najher kjo kangë”, shkroi ajo.
Pak kohë më parë, ajo publikoi një tjetër video, në të cilën shihej e përlotur, teksa dëgjonte këngën “Jetike”, të Semi jaupaj.
“Bash me rruazat e gjakut me qajt, bash pa e pas n’plan e as nevojë me ta mbledh një lëmsh te fyti .. bash qet ndjenjë ma jep. Tentova plot here me e bo pa lot po prapë ma jep n’zemër.. njëjtë Loti thjesht të çliron. Nuk të lehteson, thjesht kaq…”, shkroi këngëtarja krahas videos.
Kjo vjen vetëm pak kohë pasi “straçiatella” i saj, u fejua me dikë tjetër. Kjo është arsyeja pse të gjithë fansat e përkthyen këtë video si një mënyrë që Fifi kishte zgjedhur për të ndarë dhimbjen e saj me të tjerët.