Nënë në një të ardhme të afërt? Habit Lei Kraja
Moderatorja sportive, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendje me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, ku merr pëlqime e komente të shumta. Ndjekësit janë kuriozë të dinë pothuajse çdo gjë për të, jo vetëm rreth jetës profesionale, por edhe rreth asaj private.
Kështu mbrëmjen e djeshme, Lei zgjodhi t’i shuante disa kuriozitete që fansat kanë në lidhje me jetën e saj. E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, Lei zgjodhi të mos flasë, duke publikuar vetëm pyetjen pa një përgjigje.
Kjo sepse, moderatorja ka zgjedhur që jetën private ta mbajë larg syrit të publikut e këtë e ka treguar edhe më parë gjatë një interviste, kur tha: “Flirt kemi por … publicitet. Jam romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem. Nëse jo, më mirë vetëm. Kush tha që jam vetëm?! Jetën private e kam thënë nuk e zbuloj, por kur të martohem do ta tregoj.”
Një tjetër ndjekëse e pyeti: “Tani je 28 vjeç, do të bësh fëmijë së shpejti?”. Lei u përgjigj: “Nuk i dihet kurrë”, duke nënkuptuar se tashmë e mendon veten edhe nënë në të ardhmen e afërt.
Bukuroshja zeshkane i publikon edhe pyetjet provokative e pikante që i bëhen pa komplekse. Pak kohë më parë, dikush e pyeti: “Kur e ke hequr virgjërinë?”, së cilit Kraja iu përgjigj: “Me datën… Nuk është puna juaj”, shkroi moderatorja simpatike.
Një tjetër e ka pyeti nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, pra të varfër.Lei u përgjigj: “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.