“I besuam jetën një anije”/ Kledi Kadiu tregon “arratisjen” drejt Italisë
Kledi Kadiu ka kujtuar ditën e djeshme historinë e arratisjes së tij drejt shtetit fqinj, Italisë. Balerini shqiptar ka treguar se ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë, por shton se çdokush mund të bëhet ai që dëshiron të jetë në këtë jetë.
Kledi publikoi një foto të shkrepur 30 vite më parë, në të cilën dukej anija në Vlorë e mbushur me qindra njerëz që kërkonin të largoheshin nga vendi, si dhe me mijëra të tjerë që e kishin rrethuar në port.
“Ishte mëngjesi i datës 8 gusht 1991 kur zbarkova për herë të parë në Itali. Kanë kaluar 30 vite dhe kujtesa është akoma aq e gjallë për mua. Unë dhe 20,000 bashkatdhetarë të tjerë, sapo ia kishim besuar shpresat e një jete anijes së Vlorës dhe nuk e kishim idenë se kjo arratisje do të ndryshonte përgjithmonë historinë e dy kombeve. Shqipëri – Itali.
Kur hipa në atë anije, nuk dija se çfarë të prisja dhe sigurisht që kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar. Por me kalimin e viteve kam kuptuar se ne mund të bëhemi ata që duam, por pa harruar kurrë origjinën tonë”, shkroi Kledi krahas imazhit.