“Më e mirë e ëma se e bija”, Veliaj komplimenton nënën e Dua Lipës
Vizita e Dua Lipës në Tiranë është në qendër të vëmendjes. Së bashku me të janë parë edhe familjarët e saj e i dashuri. Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, Dua Lipa dhe ekipi që po e shoqëron janë takuar edhe me Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës.
Ai i ka bërë një dhuratë edhe nënës së Dua Lipës. Veliaj e ka komplimentuar nënën e këngëtares me famë botërore për pamjen duke i thënë “më e mirë e ëma, se sa e bija”.