Pas 2 vjetësh dhe 31 orë udhëtim, Vesa Luma rikthehet në Shqipëri
Pritjes i erdhi fundi dhe Vesa së bashku me Lian kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në një udhëtim prej 31 orësh nga Zelanda e Re për në Shqipëri. Këngëtarja ka ndarë momentet e para të udhëtimit, ku për shkak të kohës së gjatë kanë vendosur të hidratojnë fytyrën së bashku me Lianin për t’u relaksuar pak.
Vesa ka publikuar hap pas hapi momente nga udhëtimi dhe aeroportet, teksa ndalesa e fundit ka qenë ajo në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, ka shkruar Luma krah videos shoqëruar me një emoji të qarash. Prej kohësh Vesa kishte treguar se po e priste me padurim kthimin në Shqipëri dhe momentin kur do të shkelte sërish në vendin e saj, mungesën e të cilit e ndjen shumë në Zelandën e Re.