Sorry, no posts matched your criteria.

Ajo çfarë s’u pa gjatë inagurimit të statujës, Harry sherr me William për Kate

T’i shihnim së bashku në inaugurimin e statujës dedikuar nënës së tyre, Lady Diana, na bëri të shpresojmë për një paqe mes Princit William dhe Harry. Por mesa duket duhet të presim gjatë, përpara se ata të jenë sërish si një herë e një kohë. Sipas shtypit britanik mes tyre thuhet se gjatë eventit ka pasur fjalë të rënda, akuza reciproke dhe ngritje të toneve të zërit.

Një prej motiveve të zënkës mes tyre, sipas tabloidit Express, duket se ka qenë kërkesa e Harry ndaj të vëllait, që të mos merrte në ceremoni bashkëshorten Kate Middleton. E gjitha kjo për t’u përpjekur të heqë vëmendjen nga mungesa e Meghan Markle, e cila qëndroi në SHBA, duke u kujdesur për të porsalindurën Lilibet. Presionin duket se ka kaluar lehtë William, që pavarësisht se ka pranuar të mos marrë bashkëshorten në ceremoni, s’e ka gëlltitur lehtë këtë fakt.

Eksperti mbretëror Robert Lacey ka shtuar detaje të reja. Sipas rrëfimit të tij, mes dy vëllezërve ka shpërthyer një zënkë e vërtetë. Ishin të zemëruar më shumë se asnjëherë. Kanë bërtitur dhe kanë thënë kundër njëri-tjetrit fjalë vërtetë të rënda’. Nuk është rastësi që Harry nuk ka qëndruar një minutë më shumë dhe ka fluturuar drejt Californisë menjëherë pas ceremonisë. Duket që përpara se të vendosë sërish këmbë në Buckingham Palace duhet të presë pak gjatë…

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com