Sorry, no posts matched your criteria.

Ikona e televizionit Mediaset Alessia Marcuzzi largohet nga ekranit

Një nga moderatoret më të dashura për italianët, Alessia Marcuzzi i ka dhënë fund partneritetit të gjatë me gjigantin Mediaset. Prezantuesja njoftoi lamtumirën e saj në Instagram, duke shprehur respektin e madh për kompaninë ku ka punuar për dy dekada e gjysmë.

 “Pas 25 vitesh në Mediaset, vendosa të marr një moment për veten time, sepse nuk mund ta imagjinoj më veten në programet që më propozuan. Për këtë arsye, nuk po jua fsheh më, me shumë vuajtje kam vendosur të komunikoj me editorin dhe kompaninë që dua të largohem, duke i përshëndetur me respekt dhe dashuri dhe duke i falënderuar që më kanë besuar të gjitha këto vite. Karriera televizive filloi aty dhe për këtë arsye unë gjithmonë do t’i falënderoj të gjithë për rritjen profesionale që më kanë mundësuar”, shpjegoi Marcuzzi në një njoftim për shtyp të publikuar në rrjetet e saj sociale.

 “Unë besoj se kjo pandemi i ka dhënë mundësinë shumë njerëzve të shohin brenda vetes, për të kuptuar me të vërtetë kush jemi dhe çfarë duam të bëhemi. Unë po e bëj këtë gjë dhe shpresoj të mos zhgënjej veten dhe atë që jam”-tha moderatorja.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com