Për kë e ka Albatros Rexhaj? “Personazhi i famshëm më kërkoi 700 euro, ende s’mi ka kthyer”
Albatros Rexhaj ka treguar një histori personale që i ka ndodhur, duke çuditur jo pak publikun. I ftuar në ‘Shqipëria Live’ ai tregoi se një person i famshëm i ka marrë 700 euro hua, por nuk ja ka kthyer më kurrë.
‘Edhe kam marrë, edhe më kanë marrë borxh. Një person i njohur i televizionit më ka marrë 700 euro në vitin 2013. Edhe nuk është se nuk ka lekë. Ia kam përmendur nja 2-3 herë dhe më thotë “ti mi ke dhënë”. Ka qenë një situatë e tillë që i duheshin shpejt e shpejt, mi jep, ti jap për 3 ditë ndërsa 3 ditë u bënë 7 vjet’, u shpreh Albatrosi.