Nënë për herë të dytë? Ja si përgjigjet Rudina Dembacaj
Rudina Dembacajt është një personazhet me të komentuar në rrjetet sociale sidomos pas lidhjes e martesës me Mark Frrokun. Gjithashtu Rudina është mjaft e hapur dhe zhvillon shpesh biseda virtuale me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.
“Kur do të bëhesh mami për herë të dytë?”, e pyet një nga ndjekëset Rudinën, e cila përgjigjet: “Sa të ndjehem gati. Me vullnet të Zotit, sigurisht!”.
Por, përveç faktit se një fëmijë është në planet e çiftit, Rudina e ka të qartë edhe gjininë e bebit të dytë që dëshiron të sjellë në jetë.
“Të pëlqen ta kesh vajzë fëmijën e dytë apo djalë?”, ishte pyetja që iu bë. “Vajzë! Motër për Vikin”,- u përgjigj moderatorja, e cila ka një vajzë që quhet Viktoria.