Ndahet Mozzik dhe Loredana? Reperi publikon foton: “Baba beqar”
Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të suksesshme në vendin tonë. Ribashkimi i tyre ka lumturuar pa fund fansat që prej kohësh kanë kërkuar ti shikojnë bashkë. Por duket se lidhja mes tyre është ende e brishtë. Mozzik ka publikuar një foto ku ka ngritur dyshimet se edhe këtë herë historia me Loredanën ka përfunduar.
Në njërën prej fotove të publikuara në ‘Instastory’, Mozzik shkruan “Baba beqar”, duke rritur dyshimet se çifti mund të jetë ndarë sërish. Më tej, ai ka publikuar një shprehje e cila duket thumbuese. “Në ditën e sotme duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkruhet në postim.