Sorry, no posts matched your criteria.

Rrëfehet Ronela Hajati: 2020 ka qenë një vit i tmerrshëm, më është tronditur jeta

Ronela Hajati ka folur në media rreth problemeve që ka patur në jetën e saj. Duke iu referuar vitin 2020, ajo u shpreh se kanë qenë ditë të tmerrshme për të, megjithatë ia ka dal mban.   “Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë. Kam qenë aq keq sa kam thënë si do ec jo më si do shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua.

Jo vetëm nga fakti i pandemisë, por nga shumë gjëra që ndonjëherë të tronditet jeta dhe ti nuk e pret fare. Gati e tillë po vazhdon por, të kemi shëndet kjo ka rëndësi. Është e vetmja gjë që unë i lutem zotit, nëse unë kam shëndet i bëj të gjitha. Të gjithë duhet të luten para që të flenë që të kenë shëndet, se nuk ka si jeta. E tillë është jeta, arrin një moment kur thua nuk ke cfarë bën dhe do vazhdosh do e shtysh”, thotë Ronela.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com