Ku do ta shohim së shpejti ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fationin?
Fation Kuqari ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të “Për’puthen”. Madje dhe pas daljes nga emisioni ai ka qenë vazhdimisht pjesë e ekranit dhe është përfolur shpesh në lajmet rozë. Tashmë ai është një nga personazhet e preferuar të publikut shqiptar dhe për këtë arsye i është besuar një format në televizion.
Shumë shpejt Fation Kuqari do të jetë pjesë aktive e ekranit. Moderatori i “Ora News”, Ronaldo Sharka, ka zbuluar se Fation Kuqari është bërë pjesë e ekranit të “RTV Ora”. Nga 11 qershori ai do të shfaqet në ekran, ku do të drejtojë një emision për 120 minuta.
“Fation Kuqari i bashkohet Rtv Ora nga 11 qershori, çdo mbrëmje në ekran për 120 minuta! Suksese”, shkruan Sharka në një postim, por nuk ka zbuluar detaje se për çfarë formati bëhet fjalë.