Pësoi paralizë në fytyrë si pasojë e gabimit të dentistit, moderatorja e njohur tregon gjendjen e saj shëndetësore
Moderatorja e famshme e “Domenica In”, Mara Venier, ka pësuar paralizë. Ajo tregoi se u paraqit tek dentisti i saj për të bërë një impiant dhëmbësh dhe në përfundim të procesit, i cili zgjati plot tetë orë, humbi pjesërisht ndjeshmërinë në fytyrë, në zonën e buzës së poshtme dhe mjekrës.
Veniet ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje tek mjeku maksilo-facial për të korrigjuar këtë gabim, i cili mund të rezultonte fatal nëse nuk do të ishte kapur në kohë.
Miqtë e Instagramit, dua të ndaj makthin që po jetoj. Të hënën e shkuar 31 maj shkova te një dentist këtu në Romë për një implant të planifikuar prej muajsh. Arrita në atë klinikë (tani për tani nuk po e them emrin dhe adresën) në 9.30. Dola në 17.30, pas 8 orësh!
Nga ai moment humba plotësisht ndjeshmërinë e një pjese të fytyrës sime, gojës, fytit, buzëve dhe mjekrës. Po e shmang pjesën tjetër, sepse ky nuk është vendi (me dentistin do të flasim diku tjetër).
Të enjten nxitova për te kirurgu maksilofacial, i cili pasi kontrolloi gjendjen, të premten, më operoi për të hequr implantin që shkaktoi paralizën parciale. U shtrova në spital.
Sot do të bëj një kontroll, por do të jetë një gjë shumë e gjatë, shpresoj të shmang një ndërhyrje tjetër”, ka shkruar Mara krahas fotove.