Sorry, no posts matched your criteria.

U paragjykua se është nga veriu, Fjoralba Ponari rrëfen periudhën e vështirë

Fjoralba Ponari është një nga prezantueset me simpatike të ekraneve shqiptare. Së fundmi bukuroshja bionde ka treguar se është bullizuar shumë gjatë fëmijërisë për shkak se ishte nga veriu i Shqipërisë.

Ajo iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të saj në Instastory dhe njëra prej tyre i drejtoi pikërisht këtë pyetje: “A të kanë paragjykuar për faktin që je veriore, se vajzën time e ngacmojnë shumë në shkollë?”. Këngëtarja pranoi se jo vetëm shokët e shoqet, por edhe mësuesit e kanë bërë diçka të tillë.

“Për fat të keq po! Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9-vjeçarja, dhe në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte e i trajtonte me një përbuzje çnjerëzore.

Mbaj mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje… përgjigjen e saj (pasi kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha: ‘Po ti duhej të më thoje që është gjysmë maloke (jo malësore) vajza, se dhe e zgjidhnim ndryshe.

Megjithatë, injoranca dhe përbuzja, jo e saj, por e askujt, nuk më ka penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote!”,- shkruante Fjoralba.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com