Sorry, no posts matched your criteria.

“Nata e fundit e beqarisë”/ A është martuar vërtetë Big Mama?

Big Mama, këngëtarja e njohur, na ka habitur të gjithëve dhe ka ngritur dyshime me anë të një postimi në Instagram.

Ajo postoi një foto nga festa e saj e beqarisë.  Këngëtarja është tepër e rezervuar për jetën e saj private, por prej kohësh po jeton një histori dashurie.

Menjëherë pas këtij postimi, me mesazhin “Nata e fundit e beqarisë”, kanë vërshuar urimet e miqve virtualë.

Së fundmi “AfterParty.al” ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për një festë beqarie të vertetë. Këto pamjet janë pjesë e klipit më i ri nga Big Mama dhe kënga do të titullohet “Kanagjeqi”. Ky projekt muzikor do të vijë në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe do jetë një dedikim për babain e saj të ndjerë, për raportin “baba-vajzë”.

Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, ku tregoi se i ati ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.

E përlotur, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait të saj, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me Sabri Fejzullahun.

”Ka qenë mbështetja ime më e fortë dhe pse më ka thënë jo jo por ka dashur të jetë perfekte. Por të mos ishte babai nuk do të kisha sukses. Momenti i fundit më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt. Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. Më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur.”, tha Big Mama.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com