Sorry, no posts matched your criteria.

Graciano bën gjestin më të bukur për Argjira Spancën

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani më në fund pas shumë thashethemesh pranuan publikisht lidhjen e tyre pak javë më parë. Pas konfirmimit të lidhjes, dyshja nuk kanë nguruar t’i shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit në rrjete sociale. Mirëpo nga historia e tyre e dashurisë dimë shumë pak, ndaj ata kanë vendosur që të zbulojnë gjithçka në emisionin më të ri “Natën me Aulonën”.

Ata kanë treguar detaje nga jeta e tyre profesionale, por sidomos nga ajo personale. Graciano dhe Argjira kanë rrëfyer se si ka nisur lidhja e tyre, si po shkon edhe planet e së ardhmes ku mund të përfshihet edhe një dasmë.

Në studio Graciano ka bërë edhe gjestin e bukur, duke i vendosur një unazë në gisht Argjirës. Sigurisht që kjo ishte thjesht pjesë e emisionit, sepse nga balerini nuk ka pasur ende një propozim të mirëfilltë për moderatoren e njohur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com