Midis Ledjanës dhe Antonelës, Mevlani rrëfen të vërtetën për raportet me dy vajzat
Mevlani ishte i ftuar mesditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli hapur për marrëdhënien e tij me Ledjanën dhe jo vetëm. Ish-konkurrenti pranoi publikisht se nuk flet më me Ledjanën dhe se vazhdojnë të mos ndiqen në Instagram.
“Kemi pasur gjithmonë debate të vogla, me punën e kokëfortësisë. Erdhi momenti që nuk po flisnim, nuk po takoheshim më. Vendosa ta them dhe për publikun. E kam pëlqyer atë njeri, nuk e mohoj, por kemi disa javë që nuk flasim fare, nuk ndiqemi as në Instagram”, u shpreh Mevlani teksa theksoi se mundësisë për ribashkim “nuk mund t’i japë përgjigje”.
Ndërsa sa i përket Antonelës, me të cilën është përfolur shpesh se mes tyre mund të lindte diçka, Mevlani tha se ka vetëm miqësi. Ai u shpreh se takohet shpesh me Antonelën e kësisoj nuk ja ndjen mungesën.
“Antonela nuk më mungon, me të kam një raport shumë shoqëror. Kemi përjetuar shumë gjëra dhe sërish ka mbetur ai afrimiteti”, tha Mevlani.
Pas daljes nga “Për’puthen”, Mevlani u shpreh se Ledjana i dha fund gjithçkaje me të pas festës së emisionit, ku ai u pa në shoqërinë e Antonelës.
“Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj. Pasi pa story-t në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social. Nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo. Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana. Kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje”, tha Mevlani.