Ja disa fakte qe mësuam për Loredanën
Loredana është padyshim një nga emrat më të lakuar të showbizz-it.
Disa ditë më parë u lanccua kënga më e re e saj dhe e Mozzik me titull “Rosenkrieg”.
Së fundmi Loredana ka dhënë një intervistë për “Grazia”, ku zbuluam disa fakte të rëndësishme për jetën e saj.
Unë nuk dal nga shtëpia pa: celular, para dhe duke e ditur se kur do të kthehem në shtëpi. Kur të keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme.
Kjo kritikë më formoi më shumë: Gratë nuk kanë vend në rep. Nuk është kështu!
Në jetë dua që të arrij të kem një: familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë.
Ajo që më bën të lumtur është: të kaloj më shumë kohë me familjen dhe të jem në gjendje të bëj pikërisht atë që më pëlqen ta bëj.
Kështu ka ndryshuar stili im që kur jam bërë nënë: Ndonjëherë vishem shumë lirshëm, herë përsëri më ‘cool’, herë si grua. Më pëlqen.
Jeta ime pa muzikë duket: E thjeshtë dhe e lehtë: Bosh!
Gjëja e parë që bëj në mëngjes është: Ngrihem me vajzën time çdo mëngjes. Koha e vajzave!
Kjo më formoi në veçanti: Padyshim lindja e vajzës sime, por edhe vdekja e babait tim. Dhe kënga ime “Sonnenbrille”.
Idoli më i madh: Vetvetja, natyrisht.
Ky është pasioni im i fshehtë: Takat e larta. Blej shumë, por kurrë nuk i vesh. Jam një fanse e madhe e këpucëve të sheshta.