Klea Huta ndryshon stilin e flokëve, ja si duket moderatorja tani
Klea Huta, moderatorja e njohur, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të talentit të saj, por edhe për pamjen e pashme që e karakterizon.
Një gjë tjetër që i ka rënë gjithmonë në sy kanë qenë flokët e saj të zeza dhe tepër të gjatë.
Moderatorja ka treguar më parë se nuk i ka lyer asnjëherë dhe se ka pasur gjithmonë qejf t’i ketë shumë të gjatë.
Por, postimi i fundit i aktores në llogarinë e saj në Instagram, tregon se Huta ka bërë një ndryshim të vogël.
Ajo ka prerë balluke të shkurtra, të cilat i shkojnë shumë.