Cilat janë numrat me fat dhe ato ‘ters’ sipas numerologjisë kineze
Numrat simbolizojnë shpresën e njerëzve për të zgjatur momentet e lumtura sa më shumë të jetë e mundur. Sipas numerologjisë, çdo simbol mbart një lloj energjie dhe përfaqëson diçka, prandaj ne jemi gjithmonë në kërkim të atyre numrave të konsideruara me fat, që përfaqësojnë “balancën”, “ekuilibrin” dhe “mbarësinë”.
Cilat janë këto sipas numerologjisë kineze?
1.
Numri 1 konsiderohet si numër neutral dhe përfaqëson të qënit i vetëm (single). Jo më kot dita e beqarëve në botë festohet në 11/11. Gjërat teke shmangen në takime apo dhurata që bëhen për martesa/fejesa pasi simboli i tij shkon kundër bashkimit.
2.
Numri 2 është shumë pozitiv. Zakonisht, kur njerëzit blejnë diçka për shtëpinë e re përpiqen t’i blejnë në pako (2 copë) për balancë dhe mbarësi. Nga ana tjetër, në rrethana të trishta njerëzit përpiqen ta shmangin si numër nga frika se mos ngjarja përsëritet 2 herë.
3.
Numri 3 konsiderohet si numër pa fat në marrëdhënie. Në gjuhën kineze, numri “3” tingëllon si fjala “i veçuar” prandaj konsiderohet fat i keq nëse përfshihet në dasma apo përgjithësisht në dashuri.
4.
Edhe numri 4 konsiderohet si jo dhe aq fatsjellës në numerologjinë kineze. Njësoj si 13 për Perëndimin. Në gjuhën e tyre 4 tingëllon si fjala “vdekje”. Kinezët përpiqen ta shmangin sa më shumë të jetë e mundur pasi e lidhin me rrethana jo të këndshme.
5.
Pesa konsiderohet si numër negativ. Në gjuhën kineze ky numër tingëllon si “asgjë” apo “jo-ekzistente” prandaj s’është fare popullor.
6.
Ndryshe nga të tjerat, 6 është numër me fat. Përfaqëson një rrugë të mbarë apo të qënit në një drejtim të mirë. Kur një biznes kërkon sukses në vendin e punës dhe harmoni, përpiqet ta integrojë sa më shumë të jetë e mundur këtë numër.
7.
Konsiderohet negativ sidomos kur vjen puna tek lidhjet. Martesat nuk ndodhin kurrë në datën 7 apo në korrik, pasi lidhen me “përfundimin e gjërave” prandaj njerëzit zgjedhin të mos i nisin ngjarjet e rëndësishme në këtë kohë të vitit.
8.
Ekstremisht numër me fat! Përfaqëson prosperitetin dhe përmbushjen. Numri 88 është shumë i famshëm në kulturën kineze për shkak të energjisë që mbart dhe simbolit të ngjashëm me lumturinë e dyfishtë.
9.
Edhe 9-ta është ekstremisht numër me fat. Ka një simbolikë shumë të veçantë, zakonisht në art. Përfaqëson të qënit i plotësuar dhe pafundësinë.