Sorry, no posts matched your criteria.

Mëngjes, drekë apo darkë, cili është orari më produktiv për të punuar?

Ka nga ata që punojnë më mirë herët në mëngjes dhe nga ata që e bëjnë këtë vetëm në fund të ditës apo edhe natën.

”Tim Cook zgjohet çdo mëngjes në 03:45 duke alternuar punën dhe palestrën”, shkruan vanityfair.it.

Pothuajse një orë më vonë, ish-Zonja e Parë Michelle Obama zgjohet për t’u stërvitur.

Shumë njerëz të suksesshëm zgjedhin të zgjohen shumë herët, por cila është koha më produktive për të punuar?

Dy universitete australiane kryen studime mbi jetën e studentëve anglezë, të cilëve u duhej të jepnin 500 provime në kohë të ndryshme: 09:00, 13:30 dhe 16:30.

Sipas studimit, koha më e mirë do të ishte në orën e pushimit të drekës, pra në 13:30.

Sidoqoftë, produktiviteti nuk varet vetëm nga koha.

Ekzistojnë dy faktorë të tjerë që mund të bëjnë diferencën. Nëse gjatë verës vëmendja e trurit tonë duket të jetë më konstante gjatë gjithë ditës, në dimër, padyshim falë orëve më të shkurtra të dritës, është pas drekës momenti që bëhemi më produktivë.

Sidoqoftë, mosha gjithashtu bën ndryshimin: sa më shumë plakemi, aq më shumë parashikojmë kohën më të mirë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com