Sorry, no posts matched your criteria.

Obama tregon për ekzistencën e Jashtëtokësorëve: Ka disa filmime që tregojnë objekte fluturuese të çuditshme…

Barack Obama, ish-presidenti amerikan,  është shprehur për herë të parë në lidhje me ekzistencën e jashtëtokësorëve.

I ftuar në emisionin “The Late Shoë”, nga James Corden në CBS, Obama theksoi se nuk bëhet fjalë për praninë e jashtëtokësorëve në tokë, por për disa objekte fluturuese të paidentifikuara.

E vërteta është se kur unë mora detyrën, pyeta për diçka të tillë. Atëherë doja të dija nëse kishte ndonjë laborator diku ku ne mbajmë alienët dhe anijet e tyre kozmike. Ata realizuan disa kërkime dhe arritën në përfundimin se diçka e tillë nuk ekzistonte”, u shpreh Obama me shaka.

Pavarësisht një shakaje të tillë, ish-presidenti i dha përgjigjes së tij nota serioze, duke u shprehur se ajo çfarë është e vërtetë në gjithë këtë histori është fakti se “ekzistojnë disa filmime që kanë regjistruar disa objekte fluturuese në qiell, që ne nuk e dimë saktësisht se çfarë janë ato”.

Ne nuk kemi arritur dot të shpjegojmë mënyrën e lëvizjes, trajektoren që ndjekin gjatë kohës së fluturimit. Ato objekte fluturuese nuk lëvizin sipas një modeli që mund të shpjegohet lehtë. Unë mendoj se njerëzit e marrin shumë seriozisht, duke u përpjekur të hetojnë dhe kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë”, tha ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com