Kendall Jenner kryqëzohet nga rrjeti vetëm për një reklamë
Kendall Jenner ka reklamuar produktin e ri disa javë më parë dhe zyrtarisht ka lançuar sot brandin të quajtur “818”.
Ajo ka publikuar në Instagram disa foto të saj, në të cilat shihet duke pirë dhe duke shëtitur me një kalë në fushat me agave. Kendall shfaqet e veshur me xhinse dhe një kapele cowboy rreth qafës.
Por fansat i ka irrituar fakti se ajo i ka vendosur emrin brandit “818”.
Ky numër i referohet kodit të zonës së Calabasas, qytet në California, në të cilin Kendall është rritur. Por tekila njihet si një pije me origjinë meksikane dhe për t’u kualifikuar si një pije e vërtetë duhet të prodhohet vetëm nëse disa vende të caktuara dhe jo në Amerikë.
Shumë persona e kanë komentuar negativisht këtë veprim të Kendall, që në momentin që ajo nxori brandin e ri, duke e akuzuar për “kolonizim”, duke qenë se ajo nuk është meksikane.
“Kendall Jenner po pretendon vërtetë se është një punonjëse ferme teksa po kolonizon tekilan? Kjo është një jo për mua”, ka komentuar dikush.
“Jo zonjushë Kendall, ne nuk lëvizim me kuaj gjithë kohës, nuk bëjmë gërsheta gjithë kohës, asnjë punonjës nuk pi tekila (gjithashtu as ti nuk e pi në këtë mënyrë)”, është shprehur një tjetër.