Sorry, no posts matched your criteria.

Mediat serbe shpërthyen ndaj Anxhelës pasi bëri shqiponjën në “Eurovision”, reagon Ardit Gjebrea

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Në një prej paraqitjeve të saj para mediave, Anxhela ka bërë shqiponjën dykrenare si simbol i vendit tonë.

Ky veprim i këngëtares shqiptare, ka revoltuar dhe ka sjellë reagime nga serbët, të cilët i dedikuan një artikull dhe sipas “Novosti-t”, ky veprim u cilësua si provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i medias serbe.

Në artikullin e “Novosti-t” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Ndaj këtij artikulli ka reaguar i revoltuar edhe producenti i njohur, Ardit Gjebrea, i cili i ka konsideruar të sëmurë mendorë.

Në InstaStory-n e tij, ai ka publikuar si foto artikullin e medias në fjalë, krahas së cilës ka shkruar:

“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com