Kurioziteti u shua! Ja kush do ta prezantojë “Big Brother Vip”
Pas mungesës së gjatë, “Top Channel” do të rikthejë në ekran realityshoë-n “Big Brother Albania”, i cili do të mbahet në ambientet e studiove të reja “Nova”, ku është ndërtuar shtëpia e konkurrentëve.
Faqja zyrtare në “Instagram” e këtij televizioni ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisin audicionet për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këtë radhë do të këtë një ndryshim aspak të vogël pasi ata janë të gjithë personazhe VIP.
“‘Big Brother Vip’ vjen në Top Channel/ Së shpejti nisin audicionet për banorët e shtëpisë
Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.
Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, është shkruar në postimin e “Top Channel”.
Dhe pyetja që po i mundon të gjithë fansat e këtij formati është padyshim ajo se kush do të jetë nën drejtimin e tij; Arbana Osmani apo ndonjë tjetër?!
Burime për “Anabel” kanë bërë me dije se mes vajzave të ekranit ka nisur një garë në distancë për këtë format.
Deri më tani po përfliten disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani etj, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.
Për momentin Arbana Osmani është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Luana nuk i ka nisur ende përgatitjet për “Shiko kush luan”. Po ashtu ajo emisioni dating, “Take me out”, që ishte planifikuar më herët, thuhet se nuk do të bëhet.
Nga ana tjetër Arbana Osmani nuk u shpreh shumë e sigurt pak vite më parë nëse do t’i rikthehej drejtimit të “Big Brother”. Por në 2020-n ajo e la të hapur mundësinë për një rikthim, por nuk la të kuptohej nëse do të ishte apo jo prezantuesja.
Pas pikëpyetjeve të mëdha se kush do ta drejtojë spektaklin e famshëm, burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se moderimi i emisionit i është ofruar Arbana Osmanit dhe me shumë gjasa, ajo do ta pranojë këtë propozim.
Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës. Për momentin, ajo është në përfundim të ciklit të emisionit tjetër, “Dua të të bëj të lumtur”.