Sindi dhe Elgit Doda ironizojnë Anën për këngën e saj të parë
Ana Lleshi, ish-konkurrente e “Për’puthen”, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të tipit të saj tepër provokuese.
Dje ajo solli për herë të parë këngën e re “Deal”, që kishte disa kohë që punonte për të.
Ana u shpreh se ishte hera parë që provonte të këndonte dhe falenderoi të gjithë bashkëpuntorët e saj për përkushtimin dhe durimin që kishin treguar për të.
Mirëpo kjo këngë nuk u prit dhe aq mirë dhe nga shumë personazhë të tjerë publik si Elgit Doda dhe Sindi, konkurrente e “Për’puthen”.
“Një minut qetësi për të gjithë industrinë e muzikës.”- shkroi Sindi duke lënë të kuptohet se e kishte drejtpërdrejt me Anën.
“Është bërë muzika si zyrë pune, kush ka mbetur pa punë, futi një këngë. Bjere mbarë o Zot!”- shkruan ai me ironi në InstaStory.
Kujtojmë që Ana dhe Sindi kanë pasur disa mosmarrëveshje së bashku, ndoshta nga kjo është nisur dhe reagimi i Sindit.