Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Gaza, vriten gra dhe fëmijë
Izraeli vazhdoi të bombardojë Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie të shtunën, duke vrarë disa fëmijë dhe gra në një kamp refugjatësh. Që nga e shtuna e hershme, të paktën 137 palestinezë, përfshirë 36 fëmijë, janë vrarë dhe 920 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve të hënën.
Numri i të vdekurve pritet të rritet, ndërsa një seri tjetër e sulmeve ajrore izraelite goditi kampin e refugjatëve Shati në Gaza duke vrarë të paktën dy gra dhe shtatë fëmijë, ndërsa varrosi disa të tjerë në rrënoja. Të paktën 15 të tjerë u plagosën, duke përfshirë një foshnjë të quajtur Omar.
Një sulm tjetër ajror gjithashtu thuhet se goditi një shtëpi në Khan Yunis.
Mijëra familje palestineze janë strehuar në shkollat e Kombeve të Bashkuara në Gaza-n veriore për t’i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite. OKB ka thënë se vlerëson rreth 10,000 palestinezë kanë lënë shtëpitë e tyre në Gaza mes ofensivës izraelite.
Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për një ndërprerje të menjëhershme të të gjitha armiqësive, duke përfshirë atë nga shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u zotua që ofensiva do të vazhdojë “siç është e nevojshme për të rivendosur qetësinë në shtetin e Izraelit”.
Hamasi lëshoi një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit, duke goditur qytetin Ashdod herët të shtunën. Të paktën nëntë njerëz në Izrael janë vrarë gjithashtu. Ushtria izraelite tha se qindra raketa janë hedhur nga Gaza drejt vendeve të ndryshme në Izrael dhe ata kanë shtuar përforcime pranë tokave lindore të enklavës.