E akuzuan se e ka kopjuar veshjen, ja çfarë thotë Kiara Tito
Kiara Tito, prej disa javësh po moderon emisionin “Style Star” i cili dedikohet tërësisht modës.
Normalisht në një emision të tillë nuk ka se si Kiara të mos vishet stil dhe çdoherë e shohim me një veshje sharmante, e kuruar deri në detaje.
Por këtë herë Kiara ka marrë akuza se ajo ka kopjuar veshjen për puntatën e radhës nga një person. Moderatorja shihet se ka veshur në xhaketë të bardhë me geta të së njëjtës ngjyrë dhe ndjekësit kanë menduar se veshjen e ka kopjuar nga një vajzë. Siç duket këto komente i kanë ardhur në majë të hundës, ndaj Kiara i ka sqaruar me një mesazh të gjithë.
“Të dashur fansa të vajzës që po më akuzon për kopje të veshjes. Veshja e puntatës që do jepet nesër është kopjuar nga stilisti Mugler koleksioni pranverë-verë 2020 dhe ka dy javë që është xhiruar. Ju përqafoj”, ka shkruar Kiara në një postim.