Zana Krasniqi na prezanton për herë të parë me vajzën e saj të vogël
Zana Krasniqi, ka qenë një ndër modelet më të bukura dhe tërhiqte gjithmonë vëmendje sa herë shfaqej në publik.
Ajo e ka lënë mënjëanë këtë vëmendje duke iu përkushtuar vetëm familjes së saj. Para disa kohësh ajo është bërë nënë për herë të katërt, por nuk e zbuloi as gjininë as portretin e bebit.
Mirëpo vetëm dje ajo vendosi ta postoj.
Zana ka bërë një përjashtim duke publikuar në Instagram një video me të katër fëmijët.
Dhe me këtë rast, Zana ka zbulur se fëmija i katërt është vajzë teksa vogëlushët luajnë së bashku në oborrin e shtëpisë.
“Mami i ëngjëjve të vegjël. Ju dua bebet e mia”- shkruan Zana duke uruar Ditën e Nënave.