Sorry, no posts matched your criteria.

Melisa tregon pse e mbajti të fshehtë lidhjen me Andin

Melisa dhe Andi e konfirmuan më në fund lidhjen e tyre përmes këngës së Melisës, ku ai ishte personazhi kryesor i videoklipit.

E ftuar sot në “Trotuar” u pyet se përse e mbajtën kaq gjatë të fshehur lidhjen e tyre.

“Mjaftueshëm zhurmë kisha dhe e dija që po të dilja në program, do kisha më shumë zhurmë. Meqë jemi bërë personazhe publike, secili sheh interesin e vet dhe po prisja të debutoja pak në muzikë. Ne në fillimet tona ishim, nuk kishim diçka fikse dhe po prisnim të finalizonim dicka mes nesh dhe t’ja tregonim edhe të tjerëve”, tha Melisa.

Gjatë emisionit ajo pati dhe një debat me Shqipen, e cila e akuzoi Melisën se e bëri publike lidhjen tek kënga e saj për të marrë sa më shumë klikime.

“Pse nuk e keni shpallur brenda programit që keni qenë bashkë dhe pse e keni mohuar kur produksioni ju ka ulur tek kafja marrëdhënien tuaj apo prisnit të bënit këngën se çdo gjë për klikime”, u shpreh Shqipja.

Melisa nuk e pranoi këtë gjë dhe zgjodhi të mos debatonte gjatë me Shqipen. Andi nga ana tjetër tha se Melisa ka një marrëdhënie shumë të mirë jo vetëm me të, por edhe me nënën e tij dhe familjarët e tjerë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com