Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po kurdisin kësaj here Ana dhe Atdheu?

Ana Lleshi, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes së saj nga programi.

Ish-konkurrentja pati një histori të shkurtër me Atdheun brenda në program e cila u mbyll me një puthje “lamtumire”. Historia e tyre pati lëkundje kur doli fotoja e Anës me Arjonin dhe nga aty Ana u përjashtua nga “Për’puthen”.

Së fundmi, Atdheu dhe Ana janë bërë sërish bashkë dhe arsyeja është projekti i ri i Lleshit, sipas “Prive”. Ajo do të sjellë së shpejti një këngë dhe si protagonist të saj ka zgjedhur pikërisht djalin nga Kosova, por diskutimi mes tyre ngriti dyshime se janë rikthyer bashkë.

Ndonëse ka pasur shumë oferta për të qenë protagonist i videoklipeve të këngëve të ndryshme, Atdheu u shpreh se arsyeja pse e pranoi ftesën e Anës ishte se ajo ka qenë e veçantë për të.

“Unë mendoj që nuk ka arsye të bëhet xheloz askush, të paktën për atë që ka para kamerave. Prapaskenat tregoi ti, nuk prononcohem”,- tha Ana, kur u diskutua për takimet e Atdheut me Antonela Berishën.

“Të zgjodha ty se të ndjej afër vetes dhe mendoj që do jesh nga ata njerëzit që gjithmonë do mbetesh në jetën time, në një formë apo në një tjetër dhe ti e di që të vlerësoj shumë”,- tha Lleshi për konkurrentin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com