Sorry, no posts matched your criteria.

Refuzon të flas për partnerin, Soni Malaj na bën të dyshojmë se nuk është më në një lidhje

Soni Malaj, këngëtarja e famshme, ka qenë e ftuar tek emisioni i pasdites “Rudina”.

Rudina e pyeti për këngën e re që do të prezantoj në “Kënga Magjike” dhe normalisht nuk kishte si të mungonte pyetja për partnerin e saj, mirëpo ndodhi ajo që nuk e priste askush. Soni Malaj vendosi t’i mos përgjigjej pyetjes që kishte të bëntë me partnerin e saj.

Ndonëse moderatorja e pyeste gjithmonë për Klevin, Soni përgjigjej për familjen e saj dhe nuk e përmendi partnerin, gjë që ngre dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies me të. Soni tha se nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private, teksa theksoi se biseda duhej të fokusohej vetëm tek kënga e saj.

Edhe gazeta “Panorama” raportoi para disa ditësh se Soni Malaj po kalon një krizë me partnerin e saj. Megjithatë burimet e gazetës thanë se ky mund të jetë thjesht një “pushim” i shkurtër i dyshes për të kuptuar se ku qëndron lidhja e tyre, por se ç’po ndodh realisht mes dyshes askush nuk e di.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com