Besa vendos t’i rikthehet muzikës dhe po bën gati këngën e re
Besa Kokëdhima është një nga këngëtaret me të njohura dhe të pëlqyera për publikun. Këngëtarja mori një periudhë pauze nga muzika gati 1 vit .
Ajo ka vendosur t’i rikthehet muzikës dhe pikërisht dje , Besa ka zbuluar se do të ketë gati shumë shpejt një këngë të re. Ajo do të mbajë titullin “Margjelo” dhe pritet të publikohet në datë 8 maj. Nuk e dimë nëse ky do të jetë një ripunim i këngës së vjetër shkodrane apo një projekt tërësisht i ri, ndaj do të na duhet të presim edhe pak ditë për të mësuar gjithçka.
Kujtojmë se prej vitesh Besa jeton mes Shqipërisë dhe Francës, ku ka marrë një shtëpi me qira në Paris. Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë në “Top Albania Radio” ajo u shpreh se është dashuria ajo që e rikthen në Shqipëri, por sa herë vjen në vendin e saj trishtohet shpejt nga gjërat që ndodhin, ndaj vendos të udhëtojë sërish jashtë.
“Mua dashuria gjithmonë më kthen në Shqipëri. Se kam familjen. E kam të pamundur të rri larg Shqipërisë. Pavarësisht se kam një shtëpi me qira në Paris, po kaloj gjysmën e vitit në Shqipëri, duke bërë shpesh vajtje-ardhje. Realisht njerëzit e zemrës i kam në Shqipëri, më merr shumë malli për ata sepse i dua shumë. E dua shumë vendin tim me të gjitha problemet që ka”, u shpreh Besa.